Google ADS

A duhet të pini 2.5 litra ujë?

22:26 | 29 Qershor 2017
Arbresh.info

Shumë njerëz besojnë se për të qëndruar të shëndetshme duhet të pini 2.5 litra ujë në ditë (plus ose minus gjysmë litër, në varësi të peshës tuaj dhe nivelin e aktivitetit fizik).

Pothuajse çdo ditë, dëgjojmë dhe lexojmë deklarata si: “Nëse nuk pini ujë të mjaftueshëm është keq për shëndetin tuaj”; ose “ju duhet të pini ujë edhe kur nuk jeni të etur”.

Megjithatë, Aaron E. Carroll, profesor i pediatrisë në Indiana University School of Medicine, beson se nuk ka prova shkencore pas këtyre kërkesave.Profesori thotë se kjo sasi e ujit do të shkoj në trupin tuaj edhe përmes ushqimeve të përgatitura, perimeve, frutave dhe pijeve të tjera si çaji dhe kafja, transmeton Klan Kosova.

Pra nuk duhet të shqetësoheni për atë se trupi juaj nuk ka mjaftueshëm ujë, por edhe nëse pini më shumë do të keni përfitime në lëkurën e trupit ose edhe tek veshkat, normalisht nëse nuk e teproni, pasi uji i tepërt në veshkat tuaj ju shkakton probleme serioze.Në fund të fundit, nëse ju ndjeni etje, pini, nëse ju nuk doni të pini ujë mos e bëni atë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme