Garda Revolucionare e Iranit konfirmon vrasjen e Baghdadit

21:56 | 29 Qershor 2017
Arbresh.info

Garda elite Revolucionare ka verifikuar vdekjen e udhëheqësit të ISIS-it, Abu Bakr al-Baghdadi, përmes kanaleve të ndryshme, bëhet e ditur.

Ali Shirazi, një klerik i lartë iranian ka thënë për Asr-e Iran që nuk ka dyshim që Baghdadi ka vdekur, transmeton portali arbresh.info.

Transmetuesi iranian Irib ka publikuar foto të trupit të pajetë të Baghdadit.

Prej javësh janë duke qarkulluar lajme që rusët kanë eliminuar al-Baghdadi gjatë një sulmi ajror në Raqqa të Sirisë./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme