Kur është fjala për marrëdhëniet nuse – vjehrrë, sidomos kur personazhet janë publikë, të gjithë jemi sy e veshë për të mësuar si shkojnë dhe si e kanë raportin nuset apo vjehrrat e njohura.
Me gjithë kujdesin për të mos zbuluar “të metat” e njëra-tjetrës, personazhet herë-herë nxjerrin ndonjë pikë të dobët me kujdes.
Sot ishte radha e Silva Gunbardhit, e cila ishte ftuar në “Rudina” në Tv Klan, për të promovuar klipin e ri “Digje zemrën”. Vetëm në pak ditë, klipi ka arritur të grumbullojë rreth 500 mijë klikime.
Por jashtë muzikës, Silva është edhe nënë e Dalvit, i cili pas pak ditësh feston 2-vjetorin e lindjes. Tani që vera ka filluar me koncertet, me Dalvin merret më shumë mami i Silvës, por në udhëtimet e gjata të ҫiftit, kujdestaria e vogëlushit i kalon vjehrrës. Për këtë të fundit, Silva nuk ka fjalë ta përshkruajë, e ndien veten me shumë fat. Megjithatë, e pyetur nga Rudina si i ka raportet me të, këngëtarja arrin të zbulojë pikën e dobët të vjehrrës: “Unë nuk e kam quajtur ndonjëherë vjehrrë, madje edhe në bisedat që bëj me mikeshat e mia. Jemi si shoqe. Ne kemi katër vjet që njihemi, më shumë se katër në fakt, se unë me Dafin kemi qenë shokë më parë. Kemi një marrëdhënie të mirë, por e di ҫfarë? Unë e kam vënë re, vjehrra ime do vetëm pak kujdes kur flet me të….” – tregon Silva, por nuk e lë me kaq pas ngacmimit të mëtejshëm të Rudinës: “Në ҫ’kuptim do kujdes?” “Në kuptimin që është shumë e ndjeshme dhe duhet të tregohesh e kujdesshme, vetëm kaq do, fjalën e mirë. Në fakt, kjo është për të gjitha nënat – fjalën e mirë duan të gjitha …”
Por nuk e kishte ditur që pas ekranit, vjehrra e priste për t’i bërë një surprizë live (ndoshta nuk do t’ia kishte zbuluar as pikën e dobët), e cila e la këngëtaren pa fjalë: “Silva, unë falënderoj Zotin që ti je pjesë e familjes sonë. Ti je nusja më e mirë në botë, ti nuk je nuse në fakt, por ti je si gocë, si shoqe, ti kujdesesh për të gjithë… të duam shumë Silva” – i tha vjehrra nga ekrani.
E emocionuar si asnjëherë, Silva tha se këtë nuk e kishte pritur. Duke e ditur natyrën e fortë dhe të ftohtë të Naxhit (kështu i thërret ajo së vjehrrës), vështirë se mund ta mendonte që ajo të dilte para kamerave: “Dhe unë që po mendoja ‘ҫ’ka Naxhi që po më rri kaq ftohtë këto ditë’” – tha Silva me të qeshur pa e ditur se “qëndrimi i ftohtë” i vjehrrës kishte një arsye të fortë.
Prapa të gjithë kësaj surprize, dihet kush është organizatori – Dafi, bashkëshorti i saj, i cili arriti të bindë edhe të ëmën ta përshëndetë të renë nga ekrani./Class
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...