Komisioni Qendror i Zgjedhjeve përfundimisht ka publikuar listat e kandidatëve të cilët kanë fituar ulëse në Kuvendin e Republikës. Kësisoj, sipas gjitha gjasave, seanca e parë konstituive pritet të mbahet javën e ardhshme derisa në media është përfolur edhe 11 korriku.
Në nenin 9 të rregullores parlamentare thuhet se kryesimi i mbledhjes konstituive të legjislaturës së Punimet e mbledhjes konstituivet të legjislaturës së Kuvendit, deri në zgjedhjen e Kryetarit dhe të nënkryetarëve të Kuvendit, i udhëheq deputeti më i vjetër, i ndihmuar nga deputeti më i ri, sipas moshës.
Kështu, i bie që Lëvizja “Vetëvendosje” dhe koalicioni LAA-në ta udhëheq seancën e parë, respektivisht Adem Mikullovci dhe Teuta Rugova, shkruan Indeksonline.
Ndërkohë, rregullorja thekson se për përgatitjen e mbledhjes konstituive është përgjegjësi e kryetarit nga legjislatura e mëparshme, pra, Kadri Veselit.
Kryetari dhe Kryesia, jo më pak se pesë ditë para mbajtjes së mbledhjes konstituive të legjislaturës së Kuvendit thërrasin mbledhje të përbashkët me kryetarët e partive, që kanë fituar vende në Kuvend, për ta përgatitur propozimin e rendit të ditës për mbledhjen konstituive të legjislaturës së Kuvendit, për t’i caktuar vendet e deputetëve, përkatësisht të forcave politike në sallë, sipas fuqisë politike që kanë, sipas numrit të deputetëve të secilës forcë politike/arbresh.info/
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...