Hasi nuk e ka në plane mesfushorin shqiptar, skuadra zvicerane e dëshiron transferimin e tij

18:41 | 29 Qershor 2017
Arbresh Info

Pajtim Kasami nuk do të qëndrojë tek kampionët e Greqisë, Olympiakos.

Mesfushori shqiptar me pasaportë zvicerane nuk është në planet e trajnerit Besnik Hasi.

Mediat greke kanë raportuar se Kasami do të largohet nga Pireu pasi nuk pritet të ketë rol të rëndësishëm në klub.

Kësisoj e ardhmja e tij mund të jetë përsëri në Zvicër, pasi është gjiganti zviceran Grasshopper që po e kërkon atë.

Kasami ka edhe një vit kontratë me Olympiakosin dhe nuk do ta vazhdojë atë.

kasamii

GC mbetet favorite për transferimin e ish-reprezentuesit zviceran.

Gjithsesi në garë për të është edhe skuadra e madhe Lazio, ku Kasami kishte bërë karrierë si junior tek klubi nga kryeqyteti italian.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme