Sekretari organizativ i Lëvizjes Vetëvendosje Dardan Molliqaj ka ironizuar me Daut Haradinajn e AAK’së pasi ky i fundit ishte tallur me votat që kishte marrë Molliqaj në fshatin e tij në Beleg të Deçanit.
E sot, pasi KQZ i ka publikuar rezultatet, kandidati për deputet i kësaj Lëvizje thotë se i ka fituar mbi 49 mijë veta, derisa duke ironizuar ka pyetur se ku gjendet tash Daut Haradinaj.
“A e din kush ku mbeti Daut Haradinaj!? Tregoni dikush që votat janë numëru dhe se jam zgjedhur deputet me mbi 49 mijë vota se mos është ende në Beleg tu u marrë me numërimin e votave të mia.
Përndryshe, Lëvizja jonë fitoi 16 deputetë më shumë se në vitin 2014, gjithsejtë 32 deputetë, ndërsa AAK-ja nga 11 që kishte tash i fitoi vetëm 10”, ka shkruar Molliqaj
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...