Google ADS

Një vajzë e ka vrarë të dashurin gjatë një marifeti në Youtube

17:03 | 29 Qershor 2017
Arbresh.info

Një grua është akuzuar për vrasje pasi e ka vrarë të dashurin gjatë një marifeti për të marrë sa më shumë klikime ne Youtube, transmeton arbresh.info.

Monalisa Perez, 19 vjeçare, është future në burgu pasi ka qëlluar Pedro Ruiz pasi po mbante një libër para gjoksit duke menduar qe do ta ndalonte plumbin.

Djali I tyre trevjeçarë dhe më shumë se 30 veta e kanë parë teksa po qëllonte plumbin vdekjeprurës.

Tezja e viktimës ka thënë që e kanë bërë për të arrituar më shumë klikime në Youtube.

Ajo ka shtuar se ata e donin njeri-tjetrin dhe ky është veç një truk që ka marrë masa tragjike.

Policia ka konfiskuar dy kamerat me të cilat është xhiruar krimi./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme