Google ADS

Ndodh vetëm në Shqipëri! Policia padit mushkën se plagosi pronarin

16:42 | 29 Qershor 2017
Arbresh.info

Çdo ditë në rajonin e policisë denoncohen qindra raste shkeljesh dhe veprash penale.

Por në Gramsh është denoncuar një ngjarje aspak e zakonshme.

Policia ka nisur hetimet ndaj një mushke pasi aksidentalisht ka plagosur pronarin e saj ndërkohë që po merrnin drurë në mal.

Një kallëzim i rrallë dhe i pazakontë është bërë nga Policia në Prokurori më 26 qershor 2017. Referimi i Policisë për ndjekje penale në Prokurori bën fjalë për një ngjarje ku mushka ka plagosur një qytetar.

Qytetari A.C., i datëlindjes 1980, është paraqitur në spitalin rajonal të Gramshit me dëmtime të lehta fizike në trup.

“Nga veprimet hetimore të kryera rezulton se ky shtetas në datën 24 qershor 2017, rreth orës 08:00, ka shkuar në mal për të prerë dru zjarri dhe është rrëzuar nga mushka duke u dëmtuar fizikisht dhe më pas është paraqitur për ndihmë mjekësore në spitalin e Gramshit, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në lidhje me këtë ngjarje, i është marrë deklarim babait të të plagosurit, shtetasit B.C., i cili ka shpjeguar se djali i tij u nis më parë në mal për të prerë dru për zjarr.

Ai shkoi në mal me mushkën, por në një pjesë të rrugës është ndeshur me një gomar dhe si pasojë, është trembur mushka. Në këtë kohë, i dëmtuari nga kjo ngjarje ka zbritur nga mushka duke e mbajtur atë për litari, por ajo është rrëzuar dhe sëpata që ka qenë e vendosur në samar, ka prerë në kurriz Alfredin, shkruan Panorama.

Babai më pas e ka hipur djalin në mushkë dhe e ka dërguar në fshat dhe më pas e ka përcjellë në spitalin rajonal në Gramsh, ku ka marrë ndihmën mjekësore.

Në kallëzimin e marrë nga ana e Policisë, thuhet se po kryhen të gjitha veprimet e nevojshme procedurale, duke përgatitur edhe materialet hetimore që do t’i kalojnë më pas Prokurorisë së Elbasanit për këtë ngjarje aksidentale.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme