Braktis foshnjën e porsalindur, e lë në oborrin e një shtëpie në Lagjen e Spitalit

14:46 | 29 Qershor 2017
Arbresh.info

Sot në orët e mëngjesit një qytetar në Lagjen e Spitalit me tu zgjuar në mëngjes ka gjetur në oborrin e shtëpisë së tij një foshnje të porsalindur, e cila ishte braktisur nga nëna e tij.

F.S ka lajmëruar menjëherë policinë të cilët kanë shkuar në vend ngjarje dhe kanë dërguar foshnjën në spital.

“Rreth orës 5 të mëngjesit në oborrin e shtëpisë sime dikush ka lënë një foshnje të porsalindur kur u zgjova në mëngjes pash fëmijën e posa lindur duke qajtur dhe menjëherë lajmërova policinë ,policia ka ardhur dhe e kanë marr foshnjën dhe e dërguan në spital”, ka rrëfyer F.S për Telegrafin.

I njëjti ka shprehur dëshirën që fëmijës t’i gjendet dikush i familjes dhe ai që e ka bërë këtë gjest të merr dënimin e merituar.

Telegrafi ka kontaktuar edhe me Policinë e Kosovës të cilët kanë konfirmuar rastin.

“Mund të ju konfirmoj se me date 29.06.2017 rreth orës 05:30, ne Prishtinë, Policia ka pranuar informacionin për gjetjen e një foshnje të braktisur dhe menjëherë njësitet relevante policore dhe ndihma e shpejtë kanë dale në vendin e ngjarjes, autoritetet shëndetësore kanë marr foshnjën , e kanë dërguar ne QKUK dhe sipas mjekut gjendja e saj është stabile. Është njoftuar prokurori, përderisa policia ka iniciuar rastin për hetime të mëtejme”, ka thënë zëdhënësi i policisë, Daut Hoxha.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme