Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar sot rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme të 11 qershorit.
Sipas këtyre rezultateve, koalicioni PAN ka fituar 245 mijë e 646 vota apo 33.74 për qind, Lëvizja Vetëvendosje ka fituar 200 mijë e 138 vota apo 27,49 për qind ndërkaq koalicioni LDK-AKR-Alternativa ka fituar 185 mijë e 892 vota apo 25, 53 për qind, shkruan arbresh.info.
Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka e cila i kumtoi rezultatet tha se numri i votuesve të regjistruar në këto zgjedhje ishte 1 milionë e 888 mijë prej të cilëve 747 mijë e 229 apo 41.30 për qind kanë marrë pjesë në votime.
Sipas saj, në bazë të votave të fituara, koalicioni PAN ka fituar 39 ulëse në Kuvend, Lëvizja Vetëvendosje ka 32 ulëse, koalicioni LDK-AKR-Alternativa ka fituar 29 ulëse ndërkaq Lista Serbe ka fituar 9 ulëse.
Daka ka bërë të ditur se numri i votave me kusht dhe me post në këto zgjedhje ishte 32 mijë e 750.
Numri i fletëvotimeve të vlefshme ishte 728 mijë e 87 sosh, numri i fletëvotimeve të pavlefshme ishte 42 mijë e 441 ndërkaq 6565 fletëvotime kanë qenë të zbrazëta e 1746 të dëmtuara.
Daka ka falënderuar të gjitha institucionet vendore dhe ndërkombëtare që e kanë mbështetur KQZ-në për ta realizuar një proces të drejtë dhe demokratik të zgjedhjeve.
“Falënderojmë institucionet e Republikës së Kosovës, Policinë, Prokurorinë, Këshillin Gjyqësor, EULEX-in, KEDS-in, mediat dhe institucionet ndërkombëtare”, ka thënë Daka.
Ajo ka bërë publike edhe emrat e deputetëve të secilit koalicion dhe partie dhe po ashtu numrin e votave që ka fituar secili deputet./Arbresh.info.
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1464200080311746/
Rashiq nuk pret asgjë nga takimi i radhës në Bruksel
Ish-legjenda e Liverpoolit e sulmon Salah: Egoist, dihet që ...
Gjenerallejtënant Jashari, uron “Ditën e Forcës- Ditën e Ush...
Formacionet/ Slovan Bratislava – Milan, Leao në bankë
Osmani në Senatin e Kolumbisë, diskuton për bashkëpunimin nd...
Rrahmani e Krasniqi startojnë nga minuta e parë ndaj Atletic...