Disa persona sulmojnë punëtorët e KEDS-it dhe ikin nga vendi i ngjarjes

12:11 | 29 Qershor 2017
M. A.

Policia ka njoftuar me anë të raportit të saj ditor se dy persona kanë sulmuar fizikisht disa punëtorë të KEDS-it dhe kanë ikur nga vendi i ngjarjes.

Mëngjesin e ditës së djeshme, në rrugën “Bajram Bahtiri” në kryeqytet, dy persona kanë sulmuar disa punëtorë të KEDS-it, pasi këta të fundit kanë ekzekutuar një urdhër për shkycje të energjisë elektrike.

Personat e dyshuar sipas raportit policor kanë janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Policia nuk ka raportuar nëse personat e dyshuar janë kapur dhe arrestuar, ndërsa punëtorët e KEDS-it kanë pësuar lëndime trupore me c’rast kanë marrë trajtim mjekësor.

Njësitet policore janë duke hetuar rastin.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme