Departamenti Amerikan i Sigurisë Kombëtare i ka kërkuar kompanive ajrore dhe aeroporteve të forcojnë kontrollet e udhëtarëve dhe të bagazheve.
Kush nuk bindet, mund të përballet me masa të ashpra. Ndalimi i laptovëve megjithatë, i cili u vendos në SHBA në muajin mars për 8 vende me shumicë myslimane, nuk do të zgjerohet më tej.
Sipas kreut të këtij institucioni, John Kelly, ndryshimet janë të nevojshme nisur nga interesi i lartë i terroristëve për të shënjestruar sektorin e aviacionit. Armiqtë tanë punojnë pa reshtur për të gjetur mënyra të reja të fshehjes së eksplozivëve, rekrutimit të personave të brendshëm e rrëmbimit të avionëve. Ne nuk mund të luajmë ndërkombëtarisht “gjej urithin” me çdo kërcënim të ri që shfaqet, u shpreh Kelly.
“Në vend të kësaj, duhet të vendosim rregulla të reja në mënyrë që ta mbajmë të sigurtë transportin publik dhe t’ia bëjmë më të vështirë suksesin terroristëve”, shtoi Kelly.
Masat e përmendura nga zyrtari i lartë i administratës amerikane i diktojnë linjave ajrore përmirësimin e kontrollit të pasagjerëve, detektimin e lëndëve plasëse dhe verifikimin e vetë personelit të aeroportit në përpjekje për të shmangur mundësinë e një sulmi me bashkëpunëtor të brendshëm.
Ndryshimet do të aplikohen mbi gati 2 100 fluturime të përditshme në Shtetet e Bashkuara nga 280 aeroporte, 180 kompani ajrore e 105 vende të botës. Nga sa pohojnë zyrtarët amerikanë e ata të BE-së, masat në fjalë do të hyjnë në fuqi brenda tre javëve.
Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit, mbi 50 pika në rend dite
Driloni, Anisës: Po tutem që të shikoj
Zelensky kërkon më shumë sisteme për mbrojtje ajrore të Ukra...
Rama në Britani e Madhe: Emocion kuqezi pak minuta përpara t...
Tenderët njëburimor, Murati: Përqindja më e madhe ka qenë më...
Irani konfirmon se do t’i diskutojë çështjet bërthamore me t...