Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Durrës. Krimi në familje ka tronditur sot Xhafzotajn në qytetin bregdetar, duke shënuar dy viktima. Mësohet se krimi është kryer nga djali i cili vuan nga probleme mendore, ai ka vrarë me armë zjarri babain dhe nënën e tij.
Burrë e grua nga familja Nika, Ali Nika 75 vjeç dhe Jenie Nika në Xhafzotaj të Durrësit janë ekzekutuar me çifte nga djali i tyre sot në mëngjes në shtëpi. Autori i krimit të rëndë quhet Leo Nika dhe është arrestuar.Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po heton lidhur me krimin e rëndë brenda familjes.Pak pas krimit, policia njofton zyrtarisht se e ka kapur djalin i cili akuzohet se ka vrarë me armë zjarri dy prindërit e tij në banesë. /albeu.com/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...