Një kosovar në Staten Island të Shteteve të Bashkuara të Amerikës akuzohet se ka shitur armë të të tiptit AK-47 dhe një lansues të raketës anti-tank në Kosovë.
Prokurori amerikan për Qarkun Lindor të New Yorkut njoftoi të mërkurën se Albert Veliu është në mesin e tetë të pandehurve të akuzuar për pastrim parash, zhvatje dhe trafik ndërkombëtar të armëve.
Veliu dyshohet se u kap në një përgjim ku ishte duke u aranzhuar një marrëveshje të armëve, raporton nydailynews.com.
Ujdia e armëve është e lidhur me një marrëveshje tjetër që të pandehurit e kanë bërë për të zgjidhur një borxh zhvatjeje, thanë zyrtarët. Të pandehurit thuhet se kanë pastruar rreth 800,000 dollarë me para të drogës.
Agjentët federalë përdorën përgjime dhe informatorë konfidencialë për të kapur ata, thanë autoritetet.
Veliu i tha një informatori të DEA-s se ai kishte lidhje për armë në Kosovë dhe pastaj ndërmjetësoi marrëveshjen e armëve, thanë zyrtarët.
Policët e Kosovës dje ekzekutuan urdhër-mandat për të kapur shumë armë, municione dhe 600,000 dollarë para të gatshme, raportojnë mediat amerikane.
Shtëpia e Bardhë: Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e P...
Donald Trump: Do të rris tarifat për Kanadanë, Meksikën dhe ...
“Travel and Tour World”: Shqipëria, një yll në rritje në tur...
Drenusha e ashpër ndaj Gjestit, sebep gota e verës
Trump kërcënon me tarifa të larta Kanadanë, Meksikën dhe Kin...
Përmbytjet në Indonezi, të paktën 19 viktima