Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valdete Daka, ka thënë nesër ky institucion do t’i shpallë rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme të 11 qershorit.
Në një intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ajo ka theksuar se, sipas rezultateve përfundimtare të KQZ-së, koalicioni PDK-AAK-Nisma ka siguruar 39 deputetë, Lëvizja Vetëvendosje! 32, koalicioni LDK-AKR-Alternativa 29.
Ajo ka thënë se certifikimi i rezultateve të zgjedhjeve të 11 qershorit do të bëhet pas afatit të ankesave. Daka ka treguar se në vonesën e shpalljes së rezultateve ka ndikuar edhe procesi i rinumërimit të gati 500 vendvotimeve.
Përndryshe mediat vendore dje kanë botuar listat me deputetët nga tre këto grupime ndërsa sot pritet edhe shpallja zyrtare nga KQZ e emrave të deputetëve që do të hyjnë në Kuvendin e Kosovës.
Vuçiqi mohon përfshirjen e Serbisë në sulmin terrorist në Ib...
Muja kërkon mirëkuptimin e qytetarëve: Furnizimi i plotë me ...
Osmani takon komandantin e KFOR-it: Sulmi terrorist ndaj inf...
Sulmi në Ibër Lepenc, Osmani priti në takim ambasadorë të sh...
Konjufca: Tentativat e bandave të dirigjuara terroriste do t...
Sulmi në Ibër Lepenc, Kurti: Institucionet tona të sigurisë ...