Tomë Gashi e quan raciste Gjykatën Speciale

01:33 | 29 Qershor 2017
Arbresh.info

Avokati Tomë Gashi deklaroi se pas një jave Gjykata Speciale do të fillojë me ngritjen e akuzave të para ndaj ish-luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

Gashi u shpreh se infrastruktura ligjore tanimë është e gatshme për të bërë akuzat e para.

Ai tha në Tribuna Channel se hetimet për këto akuza janë zhvilluar tash gjashtë vite me radhë, dhe tanimë ata janë të përgatitur për ta filluar punën, duke thënë se askush nuk është i përjashtuar nga kjo “lojë”, dhe të akuzuar mund të jenë të gjithë pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Gashi shtoi se do të ketë dëshpërime të mëdha nga kjo Gjykatë, duke i kritikuar deputetët e Kuvendit të Kosovës, që kanë votuar pro kësaj gjykate. Ai thotë se nuk ka rast tjetër në botë që deputetët e atij vendi votojnë për një gjë që është kundër shtetit të tij dhe interesave të qytetarëve të po atij shteti

Ai u shpreh kritik për këtë Gjykatë, duke e quajtur të padrejtë ndaj shqiptarëve, dhe sipas tij kjo Gjykatë është raciste, pasi që merret vetëm me shqiptarët.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme