Komisioni Qendror Zgjedhor ka njoftuar se nesër do të shpallen rezultatet përfundimtare të 11-qershorit, ku pastaj pritet të nisin procedurat për formimin e qeverisë së re.
Njohësi i çështjeve politike, Mazllum Baraliu thotë se me konfirmimin e rezultateve zyrtare nga Komisioni Qendror Zgjedhor, atëherë nuk duhet të ketë as vonesa për të thirrur seancën e parë të Kuvendit.
Sipas tij, konfirmimi i rezultateve nga ana e KQZ-së është vonuar në mënyrë të paarsyeshme marrë parasysh që 11 dhe 29 qershori janë një interval mjaftë i gjatë kohor.
“Sa më parë duhet të thirret seanca e Kuvendit se konfrimimi i këtyre rezultateve përfundimtare është vonuar shumë në mënyrë të paarsyeshme. Prandaj prej 11 deri 29 qershor është interval mjaftë i gjatë kohor. Mendojë se nëse koalicioni i parë është i gatshëm që fillimisht të bëjë legjislaturën e tij të re, dhe pastaj ta formojë Qeverinë”, ka thënë Baraliu për Indeksonline.
Baraliu thotë se nëse koalicioni i ka numrat mos të ketë më shumë vonesa dhe të krijohet edhe qeveria.
“Të bëhet edhe qeveria nëse veç i kanë numrat, nuk duhet të ketë vonesa. Krejt varet nga koalicioni PAN, sepse kryetari i deritanishëm dhe kryesia kanë mundësi organizative prioritare, do të thotë është në dorën e tyre organizimi i seancës së parë, dhe sigurisht që varet nga gatishmëria e tyre”, ka theksuar ai.
Sipas tij, koalicioni PAN kanë proklamuar disa herë radhazi se i kanë numrat për krijimin e qeverisë, një arsye kjo më shumë që mos të ketë vonesa drejt këtij procesi.
“Kanë proklamuar disa herë se numrat i kanë të gatshëm dhe se janë vetëm në pritje të konfirmimit të daljes së rezultateve përfundimtare nga KQZ, atëherë nuk do të duhet të ketë asnjë vonesë sepse fillimisht duhet të konstituohet kuvendi dhe pastaj menjëherë të dërgohet propozimi për mandatim drejt presidencës për mandatim të qeverisë”, ka shtuar ai.
Ndryshe, koalicioni PAN është koalicioni fitues i këtyre zgjedhjeve, duke pasur në këtë mënyrë të drejtën për krijimin e qeverisë së re.
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën
Pacolli sot mban takim humanitar në Gjermani
Parashikimi i motit për ditën e somte