Filozofi Henry David Thoreau kishte thënë: “Lumturia është sikurse flutura; aq më shumë që e ndiqni, aq më shumë do t’ju shmangë, por nëse e ktheni vëmendjen te gjërat tjera, ajo vjen dhe ulet ngadalë në shpatullën tuaj.”
Joga dhe mësimet spirituale na mësojnë se lumturia është e vërtetë vetëm atëherë kur heqim dorë së kërkuari gjëra materiale dhe të panevojshme, me qëllim që ta zbulojmë kënaqësinë e pafundme që gjendet brenda nesh.
Prandaj, sipas shumë ekspertëve, ndër mënyrat më të mira për të qëndruar gjithmonë të lumtur, është duke e bërë atë që ju pëlqen.
Qoftë nëse jeni në punë apo në shkollë, bëni çfarëdo që ju pëlqen. Kur i bëni gjërat që ju pëlqejnë, ato nuk krijojnë stresi, por vetëm sa e lehtësojnë stresin që e keni nga gjërat tjera.
Prandaj, nëse ndjeheni se keni nevojë të udhëtoni apo të takoni njerëz të ri, për ju ndoshta më mirë është të punoni si agjent marketingu (edhe nëse punoni me rrogë më të vogël) sesa si kontabilist. E njëjta gjë vlen kudo, asnjëherë mos i ndiqni paratë, por kënaqësinë që jua sjellë një detyrë e caktuar.
Disa nga banorët i zuri gjumi teksa zhvillohej ndeshja Shqip...
Sylvinhos s’i pëlqyen minutat e para të ndeshjes, hezi...
Trupat izraelite arrijnë pikën më të thellë në Liban që nga ...
Ismajli: Çekët kishin ardhur për barazim, kemi ndeshje me Uk...
Gresa, Leos: Me Lelën shkon drejt humnerës
Hyundai ka një shef të ri