Nga Jakup Krasniqi
Dje me 17 qershor qytetarët tanë u bombarduan nga dy lajme (protesta e veteranëve kundër Gjykatës Speciale dhe ndalimi i Ramush Haradinajt në Aeroportin e Lubjanës), që prodhuan tensione për opinionin tonë dhe me gjasë, tensionet në shoqërinë tonë do të dominojnë e ndikojnë mbi jetën tonë edhe për një kohë të gjatë.
Çka me thonë këto dy ngjarje?
Ngjarja e parë, Protesta e organizuar dhe e mbështetur nga opozita kishte diçka që nuk shkonte dhe jo vetëm për shkak te numrit të kufizuar të pjesëmarrësve në atë protestë. Nuk shkonte, sidomos mbyllja e shkollave të Drenicës, që nxënësit të marrin pjesë në protestë, nuk ka guxuar të ndodhte në asnjë mënyrë. Pse? Sepse PDK-ja është në pushtet edhe në mandatin e tretë. Gjatë këtyre viteve ka udhëhequr me bisedimet teknike e politike të zhvilluara në Bruksel. Ka udhëhequr bisedimet për Gjykatën Speciale dhe këtë e pamë nga Raporti konfidencial i një Komisioni të Pavarur të BE-së. Pastaj, po në Drenicë, PDK-ja ka marrë rreth 50.000 vota dhe se pa votat e drenicasve nuk do të ishin në pushtet “drenicasit”?! Madje patën thënë, se pa drenicasit në pushtet, “Drenicën do ta merrte lumi”?! Pse ata njerëz, lejuan që drenicasit që udhëhiqen luftën çlirimtare ti merrte lumi? Jo, fëmijët e Drenicës e mësuesit e tyre vendin e kanë në shkolla për të punuar e mësuar e assesi për të protestuar. Fëmijët nuk ka askush të drejtë t’i përdorë si mburojë për të rriturit, qofshin ata me fajet apo pa fajet e tyre. Në vend të tyre do të duhej të protestonin ata që janë ulur në karrigen e pushtetit nga votat e Drenicasve. Pse ata heshtin, votuesit e Drenicës, mbase edhe te Kosovës (të PDK-së) do të duhej të kërkonin llogari se çka po ndodhë me të drejtat e liritë tona individuale dhe kolektive? Ajo që duhet të them në ketë moment është: Leni fëmijët ta jetojnë jetën e tyre. Tensionet le ti marrin ata që kanë marrë përgjegjësi publike. Ata që e kanë marrë përgjegjësinë e përfaqësimit qytetar dhe përgjegjësin e qeverisjes së vendit.
Ngjarja e dytë, arrestimi i Haradinajt në Aeroportin e Sllovenisë. Kjo ngjarje me të drejt u bë një kryelajm tjetër, por pa të drejt u akuzua Sllovenia. Pa dashur ta liroj politikën sllovene nga përgjegjësia, përgjegjësia kryesore është e Qeverisë sonë. Pse? Sepse, Qeveria jonë asnjëherë këtij problemi nuk i është përgjigjur në përmasën e duhur. Nuk ka dyshim, se ky problem është dashur të trajtohej seriozisht në Bisedimet e Brukselit, por atje nuk është trajtuar si duhet as nga udhëheqja e bisedimeve teknike (Edita Tahiri) e as udhëheqësi i bisedimeve politike (Kryeministri, Hashim Thaçi) dhe si duket kështu do të vazhdoj edhe Kryeministri, Isa Mustafa. Kjo është një dëshmi tjetër, se ato bisedime ishin të pa përgatitura dhe sikur përfaqësuesit tanë në ato bisedime nuk kanë qenë të interesuar që atje, në Bruksel ta mbronin interesin e Kosovës e të qytetarëve të saj, por interesat personale. Në ketë rast, pa dyshim që duhet të shtrohet pyetja: A ishte kjo krejt rastësi? Assesi!
Nuk ka asnjë dyshim, jeta e qytetarëve tonë po tensionohet tej mase, ndërsa ata presin dhe meritojnë lajme të tjera pune, suksesi e progresi. Pa dyshim që tensionet për një masë të madhej te qytetarëve tanë do të sforcohen edhe me krijimin e Gjykatën Speciale. Kjo nuk na duhej. Dikush është duke na ndihmuar që te sillemi e pështillemi në një labirint nga i cili na duhet guxim e mençuri për të dalë!
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?