Kandidati për kryetar i Partisë Demokratike, Eduard Selami është përfshirë në një incident ditën e sotme në ambientet e brendshme të selisë blu.
Shoferi i deputetes Mimoza Hajdarmataj, Alfred Dollapi i është drejtuar me një gjuhë të ashpër Selamit, pak minuta pas konferencës për shtyp duke e kërcënuar atë.
“Çfarë pune ke ti këtu, ça do këtu? Nuk të lë as të hysh në selinë e PD, pasi nuk ke çfarë kërkon këtu?”, i është drejtuar shoferi i deputetes kandidatit për kryetar partie Eduard Selami.
Selami ka ruajtur qetësinë nga e gjithë kjo situatë, dhe debati duket të ketë mbaruar aty.
Duke folur per “Panoramën”, sfidanti i Bashës ka treguar gjithçka sa ndodhur.
“Pati një incident te pakëndshëm sot në Selinë e Partisë Demokratike qe unë me vone e mësova se kush ishte. Megjithatë unë do shoh përpara dhe e rëndësishme është gara ne PD”, tha Selami./shekulli
Tayna lanson projektin e ri muzikor “Obsesion”
Ndërron jetë papritmas Aulon Grabovci, nipi i politikanit të...
Ndeshja mes Francës dhe Izraelit u ndoq nga numri më i vogël...
Komuna e Vushtrrisë ndalon përdorimin e doracakëve “Edukimi ...
Kim Jong Un urdhëron “prodhim masiv” të dronëve sulmues
Komuna e Prishtinës dënon shkatërrimin e pishave rreth Teatr...