Sfida e qeverisë së ardhshme do të jetë formimi i asosacionit të komunave me shumicë serbe dhe secili nga koalicionet dhe subjektet politike do të ballafaqohet me këtë çështje.
Nënkryetari i Vetëvendosjes, Dardan Sejdiu, deklaroi se tashmë asociacioni i komunave me shumicë serbe është definuar nga Gjykata Kushtetuese e vendit, duke identifikuar 23 shkelje të neneve të kushtetutës.
Ndërsa analist politikë thonë se asociacioni nuk do të kaloj në versioni aktual, por do të ketë modifikime në bazë të kushtetutës së vendit.
Asosacioni i komunave me shumicë serbe, është marrëveshje e cila buron nga Brukseli mes palës kosovare dhe asaj serbe.
Cilido nga koalicionet apo subjektet politike që do ta ketë mundësinë e formimit të qeverisë e ka për obligim të merret edhe me çështjen e asosacionit të komunave me shumicë serbe.
Nënkryetari i Vetvendosjes, Dardan Sejdiu u shpreh për TribunaChannel se formimi i Asosacionit të Komunave me shumicë serbe është konstrukt i koalicionit PAN dhe me vendimin e Gjykatës Kushtetuese tanimë është definuar se kemi të bëjmë me shkeljen e 23 neneve të kushtetutës.
Sejdiu më tej shtoi se përgjatë qeverisjes së Vetëvendosjes gjëja kryesore e cila duhet të ndodh është një dialog me qytetarët serb për integrimin e tyre socio-ekonomik në Republikën e Kosovës dhe jo lufta për ndarje pozitash.
Kurse Drejtori Ekzekutiv nga Organizata “Demokracia Fillon Këtu”, Shemsi Jashari, tha se krijimi i shtetit të Kosovës derivon nga pakoja e Ahtisarit dhe se ndryshimet kushtetuese nuk mund të ndodhnin edhe pa 2/3 e votave të minoritet serb dhe në këtë aspekt subjekti i Vetëvendosje nëse vie në krye të qeverisë do ta ketë situatën e ndërlikuar që t’i bëj ndryshimet e synuara.
Kujtojmë se Lista Serbe e pati bojkotuar punën në Kuvend dhe Qeveri si shkak i mos përmbushjes së realizimit të marrëveshjes për formimin e Asosacionit të Komunave me shumicë serbe.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...