Google ADS

Pacolli tregon kandidatët që do të jenë deputet nga AKR-ja

21:24 | 28 Qershor 2017
Arbresh.info

Behgjet Pacolli, president i AKR-së ka treguar se sa deputet ka AKR-ja dhe cilët janë ata.

“De facto jemi 7 deputet, De jure 4 deputet. Jemi unë, Labinot Tahiri, Korab Sejdiu dhe Islam PAcolli. Qëndron kështu për arsye se tre deputet ndahen nga fundi i listës dhe kjo ndarje është vetëm  me nga 20, 30 dhe 38 vota. Këtu kam një koment për partnerin e madh të koalicionit sepse kam frikë se është abuzuar pak me votat brenda koalicionit. I shoh raportet zgjedhore që rrjedhin nga vendvotimi dhe çdo kund është intervenuar në ato raporte ku ka vota për AKR-në”, ka thënë ai.

Sipas Pacollit është gabim shumë i madh nëse dikush e ka bërë mes deputetëve të koalicionit.

“Kam dyshime të bazuar në këtë. Nuk ka efekt një gjë e tillë sepse ne duhet ti bindemi KQZ-së për numërimin. Nëse e shoh që na ndajnë shumë pak vota që këta tre deputet të mos jen në grup është pak e dhimbshme dhe nëse ka pasur qëllim të keq është arritur”, ka thënë ai./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme