Cristiano Ronaldo do të qëndroj një lojtar i Real Madridit këtë verë, por ai është i “zemëruar dhe i lënduar”, sipas presidentit Florentino Perez.
Raportet në fillim të këtij muaji pretendonin që ylli i Portugalisë dëshiron të largohet nga Santiago Bernabeu pas akuzave për mashtrim tatimor nga autoritetet spanjolle, transmeton portali arbresh.info. 32-vjeçari do të paraqitet në gjykatë në Madrid më 31 korrik dhe raportohet se ka kërkuar largimin nga Spanja sepse beson që klubi nuk e ka mbrojtur atë sa duhet gjatë këtyre akuzave.
Lexo edhe: Supergoli nga ylli kosovar në Ligë të Kampionëve (VIDEO)
Duke folur për radio stacionin spanjoll ‘El Primer Palo’, Perez pranoi se Ronaldo ishte i pakënaqur me situatën por insistoi që ylli i tij do të vazhdoj qëndrimin në klub.
“Ai ka një kontratë me Real Madridin dhe kur të përfundoj turneun me Kupën e Konfederatave, ne do të bisedojmë, ai është një person i ndershëm dhe përmbush të gjitha obligimet”, shpjegoi ai.
“Kam folur me agjentin e tij Jorge Mendes dhe këtu nuk ka asgjë tjetër për tu shqetësuar. Me Cristianon, ju duhet të prisni, ai është i zemëruar dhe i lënduar”
Lexo edhe: I jep fund karrierës në Real nëse largohet Cristiano Ronaldo
“Ka gazetarë që si qëllim të vetëm kanë lëndimin e Real Madridit. Klubi jonë kritikohet nga ata që nuk i përkasin “madrilenëve”. Nëse ju i dhuroni rëndësi thashethemeve, ne do të jemi shumë të shqetësuar. Njerëzit na besojnë neve”
Perez nuk do të flas me Ronaldon deri në përfundim të Kupës së Konfederatave, derisa Portugalia luan kundër Kilit mbrëmjen e sotme (e mërkurë)./arbresh.info
Shkup: Rikthehen mosmarrëveshjet për Ballkanin e Hapur
Vullneti u rrëfehet banorëve për përjetimet e tij gjatë luft...
Kurti: Qeveria vitin e ardhshëm do të mbështesë organizimin ...
Rumania mban zgjedhjet presidenciale
Trumpi hesht, Ukraina debaton
“Gjest i shëmtuar”, Vedat Muriqi kërkon falje publike pasi u...