Kandidati i lëvizjes “Vetëvendosje” për kryeministër, Albin Kurti dhe njëherit bartës i listës së këtij subjekti politik, ndonëse është kandidati më i votuar në Kosovë në zgjedhjet e 11 qershorit, nuk i ka marrë një përqindje të madhe të votave që e kanë votuar partinë e tij.
Lëvizja “Vetëvendosje” në zgjedhjet e 11 qershorit ka marrë gjithsej 200138 vota, përderisa Kurti i ka marrë 136625 vota, shkruan portali “Zeri.info”.
Sipas një kalkulimi del se Albin Kurtin nuk e kanë votuar rreth 64 mijë votues të lëvizjes “Vetëvendosje”, e cila parti ka garuar e vetme në zgjedhje, pa koalicion me ndonjë subjekt tjetër politik.
Megjithatë, lëvizja “Vetëvendosje” në këto zgjedhje ka arritur ta dyfishoj numrin e votave, përkatësisht numrin e mandateve në Kuvendin e Kosovës, ndërsa PDK dhe LDK kanë marrë shumë më pak vota se në zgjedhjet e vitit 2014.
Katari pezullon rolin ndërmjetësues për luftën në Gazë
Burimi planifikon që pas BBVK të punojë kamarier
PSG merr një fitore solide në udhëtim ndaj Angers
Las Vegasi mbulohet nga bora, qytetarët thonë se nuk kanë pa...
NATO i përgjigjet vendosjes së trupave të Koresë së Veriut n...
“T’ua humbim buxhetin djemve”, Gresa ia tregon planin Sarës