Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli në një intervistë në Rubikon ka thënë se nëse mendohet që Lista Serbe do të jetë zgjidhja e problemeve, është gabim.
“Ne respektojmë minoritarët, janë bashkëpuntorët tonë, por vendimet që duhet të mirren në Kosovë janë vendime që kërkojnë miratimin e shumicës shqiptare. Këtu me një qeveri me kaq deputet sa ka, kam frikë se nuk do të funksion asgjë dhe do të jemi të shantazhuar nga pala tjetër që nuk është pro Kosovës, janë dorë e zgjatur e Beogradit”, ka thënë ai.
Pacolli ka thënë se PAN-i do ta ketë vështirë ta formojë qeverinë.
“PAN-it i nevojitet një koalicion em partinë tjetër, por disponimi tek partneri im i koalicionit është totalisht kundër i një bashkëpunimi me PDK-në. Ne si AKR jemi 100% në mbështetje të koalicionit tim dhe do të ishte jo korrekte nga ana ime të dal dhe të veprojë vet”, ka theksuar ai./Arbresh.info
Shtetet në zhvillim thonë se 300 miliardë dollarët e ndarë p...
Si nisi karriera e Rovenës?
Osmani: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi ës...
Pse Sara i kërkoi falje Drilonit?
Sekuestrohen 76 kilogramë drogë në Itali/ Dy të arrestuar, n...
Sot duelet finale të turneut ‘Adem Jashari’