Ish-deputetja e PD-së, Majlinda Bregu ka reaguar pasditen e së mërkurës në lidhje me të ardhmen e kësaj partie.
Në një postim në Facebook, Bregu ka insistuar për shkarkimin e kryetarit Basha, duke e vënë theksin tek keqmenaxhimi që sipas saj ai i bëri PD-së gjatë këtyre 4 viteve në opozitë.
“Unë kur kërkoj dorëheqjen e Lulzim Bashës, nuk kam asnjë dëshirë të merrem me personazhin në vetvete.
Kërkoj heqjen dorë nga një qasje qorre dhe shurdhe e drejtimit dhe funksionimit të PD-së. Nga një mënyrë që e ka në përmbajtjen e saj vetëshkatërrimin e ngadaltë, por të pandalshëm të çfardo organizate, pavarësisht emrit që ka”, ka thënë Bregu.
Postimi i plotë:
“Kur flisja kohë më parë dhe vazhdimisht, e kur të gjithë benin sikur s’ dëgjonin, – “Se duhet parë nga vetja dhe duhet të flasim hapur për shkaqet se pse PD-ja po shkon nga një humbje në tjetrën dhe se nëse do të presim fundin për të thënë më në fund gjërat që mendojmë, atëherë do të jetë shumë vone”, -flisja se nuk e doja kurrë humbjen e PD-së!
E risolla këtë citim jo për të treguar sa e zonja jam, se s’duhet ndonjë zotësi e madhe për të kuptuar atë që po ndodhte me PD-në, nën drejtimin e Lulzim Bashes, por për koherencë me veten e demokratët. Ishte kaq e qartë çka po vinte sa nuk më mbante vendi, kur shihja të tjerë aty në mbledhjet e grupit, që as shihnin, as dëgjonin e madje as nuk u tutën të më sulmonin.
Nuk them nuk kuptonin, sepse jo pak në fakt e kuptonin që ç’ke me të, por… Dhe POR-et ishin e mbeten po aq problem sa vetë rezultati. Unë kur kërkoj dorëheqjen e Lulzim Bashës, nuk kam asnjë dëshirë të merrem me personazhin në vetvete. Nëse jam kuptuar kështu, po e nënvizoj që s’është kështu. Aq më shumë tani që s’po u besoj më dot as syve, kur shoh e lexoj kush po merret me të!
Kërkoj heqjen dorë nga një qasje qorre dhe shurdhe e drejtimit dhe funksionimit të PD-së. Nga një mënyrë që e ka në përmbajtjen e saj vetëshkatërrimin e ngadaltë, por të pandalshëm të çfardo organizate, pavarësisht emrit që ka.
Kur kam thënë dhe stërthënë se Sali Berisha nuk përsëritet, nuk imitohet, nuk zëvendësohet, nuk kam folur për një idhull por për një lidership karizmatik, i cili s’lejon të duken boshllëqet, gropat, defektet e organizatës dhe i mbyll ato.
Të pretendosh ta drejtosh PD-në si Sali Berisha, pa qenë ti vetë Sali Berisha, do të thotë të gënjesh vetën e të marshosh verbërisht drejt greminës. Do të thotë të humbasësh në çdo hap njerëz, të bjerrësh në çdo metër rruge besimin dhe respektin e njerëzve për PD-në. Unë fjalën dhe dëshiren e madhe që PD-ja të jetë PD-ja që më solli mua e shumë si unë brenda saj kam.
Prandaj po ju them përseri: PO GABONI! Të shpallësh një garë në mbi 40 grade, tamam kur dynjaja se ka mendjen fare tek ky hall dhe ta bësh këtë, pa bërë një mbledhje të të paktën atyre që u fshinë e atyre që u graduan në një mesnatë, pa përcaktuar në një udhëzim se cilat jane garancite për kandidatët që do hyjnë në garë, pa caktuar standartet për zgjedhje të lira e të ndershme brenda partisë tënde, është jo demokratike!
Është njëlloj sikur Lulzim Basha të hynte në zgjedhje parlamentare pa Kod Zgjedhor! Më e pakta! Ta konceptosh këtë moment si momentin kur PD-ja duhet të ndahet: me Lulzimin “e ngrirë”apo kundër Lulzimit “të shkrirë”, është gabim.
Ta kthesh sot, tani, PD-në në një shesh për përshesh, pasi shqiptarët na dhanë 190 mijë vota minus, më zi se në zgjedhjet e ’97-ës, është gabim. Po jua them sot të gjithëve, kujt është me Lulzimin dhe kujt është kundër tij. Ky mal që po mbarset do të pjellë një mi! Dhe ne do jemi përsëri duke pritur humbjen e radhës për gabimin tonë të radhës.
Për të parashikuar këtë nuk duhet të jesh as fallxhore as shkencetare e as shumë e zonja. Mjafton ta duash PD-në përtej inateve me disa, ndjenjës së hakmarrjes ndaj dikujt apo nevojës fëminore për të luajtur luftash në oborrin e lagjes”.
Gjesti rrëfen në detaje se çfarë u bë shkak i ndarjes me Xhe...
Rritet çmimi i gazit dhe elektricitetit në Britani/ Inflacio...
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë pa...
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Përhapja e fenomenit të bullizmit në shkolla
Një i lënduar në aksidentin që ndodhi në pjesën e autostradë...