Google ADS

Nuk do ta besoni kush është nëna e balerinës së njohur të ‘Telebingo’ (FOTO)

18:37 | 28 Qershor 2017
Arbresh.info

Balerina dhe modelja e talentuar që kemi ndjekur ҫdo të diel në Telebingo Shqiptare, Megi Ndokaj, prej kohësh është zhvendosur në New York, për të bashkëpunuar me një kompani kërcimi.
Një prej vajzave më të pëlqyera e më familjare të rubrikës së të dielës u bë shpejt e preferuar për publikun jo vetëm për talentin në kërcim, por edhe për imazhin dhe kumunikimin e ëmbël me publikun. Prej më shumë se dy vitesh, Megi ka qenë pjesë e “E diela Shqiptare”, në Televizionin Klan, por ka disa kohë që e ushtron profesionin e saj si balerinë në New York.

Sot, Megi ka qenë e ftuar së bashku me të ëmën në “Rudina” në Tv Klan për të folur rreth projekteve të saj përtej oqeanit, por edhe për planet dhe premisat e së ardhmes. Por cila është nëna e saj?

Të gjithë e kemi parë edhe atë shumë herë nga ekrani dhe nuk e paskemi ditur që është Roberta Mone, koreografe dhe pedagoge në Universitetin e Arteve në Tiranë. Sot, Roberta dhe Megi folën për raportin e ngushtë që kanë me njëra-tjetrën duke u ndalur më së shumti tek eksperienca e 23-vjeҫares në New York.

shte një mundësi e mirë nga një audicion që bëhej në Amerikë, tregon Megi, dhe ishte fare rastësi që ajo konkurroi me disa punë të vetat, dhe rezultoi fituese. Pas Bachelor-it në Tiranë, shton më tej Roberta për të bijën, ajo kishte ndër mend që të vazhdonte një Master të dytë në Amerikë, por ja që iu dha mundësia e mirë me këtë mënyrë.

Tani që në Amerikë po merr një eksperiencë të re në balet, Megi është shumë e kënaqur, por për familjen e saj dhe sidomos për Robertën, largimi nuk ishte ai që kishte menduar: “Në fillim më vinte mirë që Megi po hidhte hapa të sigurt për veten, më dukej gjë shumë e bukur, por pastaj kur u vendos ishte shumë e vështirë…” – tregon Roberta me emocion, ndërsa e bija, duke e parë të ëmën me kujdes si për të miratuar, shton se ajo kishte filluar të flinte dhe të zgjohej sipas orës amerikane, sepse fliste deri në 5 të mëngjesit me të dhe flinte kur flinte ajo.

Si vajzë e vetme, Megi, jo vetëm me Robertën, por edhe me të atin, ish-deputetin e njohur Jak Ndokaj, ka një marrëdhënie të veҫantë. Ata gjithmonë atë e kanë pasur si shoqe, megjithatë zgjedhja e profesionit të së ëmës nuk do të thotë që Megi është e prirur më shumë nga Roberta. Për më tepër, ajo akoma nuk e ka vendosur përfundimisht nëse do të jetë baleti zgjedhja e saj përfunditmare. Ajo thotë se pëlqen ҫdo gjë që ka të bëjë me artin, madje në Amerikë ka bërë audicione edhe për aktrim dhe e ardhmja do të tregojë se ku do të vendoset përfundimisht bukuroshja e njohur e Telebingos.

2f51bc8020cf166b7690f6783be43e7e 3d5c9f15e86266a9a68e5c857bd6cd12 6fea9596076362f92fe55c6816483f29 8e830b1b6717a07a7cce0d70b2369db0 9ac142e48904ede3a0af6172b14033e8 ce72a632e8722360d9f838e987030039 e1363d7d6a8d1ffcb5968e485b5be3cc e2302c7f061dd46d249562024cc1f1c4 e275555913deebb12cf4338bba73891b

 

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme