Arsenali raportohet se ka lansuar një ofertë prej 30 milionë funta për yllin e Monacos, Thomas Lemar.
Lojtari ka qenë i lidhur shumë me transferimin te skuadra në Emirates këtë verë pas një sezoni fantastik në Liga 1, transmeton portali arbresh.info.
Gazeta franceze ‘LEquipe’ pretendon që “Topçinjtë” përfundimisht kanë lansuar një ofertë për lojtarin kreativ. Mësohet që oferta tejkalon atë prej 26.5 milionë funta nga Atletico Madridi që ishte shtruar një vit të parë.
Derisa Lemar vazhdon të jetë i hapur për largim nga Monaco, duket që Arsenali ka mposhtur rivalin londinez Tottenhamin në garën për nënshkrimin e tij.
Lemar është një mesfushor i talentuar që është në gjendje të luaj edhe si anësor./arbresh.info
Olmo realizon golin e parë në Ligën e Kampionëve me Barcelon...
Rriten çmimet e vezëve, SHBA ka mungesë para festave
Si t’i manifestojmë gjërat pozitive në jetë?
Në këto vende është e ndaluar të vozitësh me xhaketë apo pal...
Pritet rritje e madhe e shitjeve të veturave elektrike
Ky lajm do t’i gëzojë fansat e PlayStation