Pas shqiptimit të Aktvendimit të dytë të Dhomës së Specializuar të Gjykatës Kushtetuese, sot, Kryetarja e Dhomave të Specializuara të Kosovës, gjykatëse Ekaterina Trendafilova, ka lëshuar një deklaratë për medie.
Përmes kësaj deklarate ajo sqaron se me hyrjen në fuqi të Rregullores, pas shtatë ditësh nga dita e sotme nuk do të ketë kurrfarë pengese ligjore për marrjen e çfarëdo parashtrimi ose aktakuze nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, shkruan arbresh.info.
Daklarata e plotë e Trendafilovës:
“Dhoma e Specializuar e Gjykatës Kushtetuese konstatoi se Rregullorja e Procedurës dhe e Provave është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës. Ky vendim është i rëndësishëm për institucionin tonë në shumë aspekte.
Së pari, vendimi i Dhomës së Specializuar të Gjykatës Kushtetuese garanton se Rregullorja përfshin standardet më të larta të të drejtave të njeriut.
Së dyti, me miratimin e Rregullores së Procedurës dhe të Provave, Dhomat e Specializuara mundësojnë një sistem të fortë për mbrojtjen e individëve të cilët mund të jenë të rrezikuar për shkak të pjesëmarrjes së tyre në procedura para Dhomave të Specializuara.
Së treti, me hyrjen në fuqi të Rregullores, pas shtatë ditësh nga dita e sotme nuk do të ketë kurrfarë pengese ligjore për marrjen e çfarëdo parashtrimi ose aktakuze nga Zyra e Prokurorit të Specializuar.
Dëshiroj t’i falënderoj të gjithë gjykatësit e Dhomave të Specializuara të Kosovës për angazhimin dhe profesionalizmin e jashtëzakonshëm që treguan gjatë muajve të fundit në hartimin dhe ndryshimin e dokumenteve normative kyçe për institucionin tonë. Gjithashtu u shpreh mirënjohjen time më të sinqertë gjykatësve të Dhomës së Specializuar të Gjykatës Kushtetuese për angazhimin e tyre të jashtëzakonshëm në shqyrtimin fjalë për fjalë të Rregullores së Procedurës dhe të Provave, për të garantuar kushtetutshmërinë e saj.”
Deklarata e Kryetares Trendafilova në video së bashku me përmbledhjen e veprimeve të Dhomave gjatë gjashtë muajve të fundit, do të jenë së shpejti në faqen e Dhomave të Specializuara në Internet./arbresh.info/
Formacionet/ Slovan Bratislava – Milan, Leao në bankë
Osmani në Senatin e Kolumbisë, diskuton për bashkëpunimin nd...
Rrahmani e Krasniqi startojnë nga minuta e parë ndaj Atletic...
Ish-udhëheqësit e UÇK-së, letër trupit gjykues: Ruani paansh...
Lewandowski në kërkim të golit të 100 në Ligën e Kampionëve
Trump ashpërson tonin dhe vendimet, rrit tarifat ndaj Kinës,...