Nëse gjatë verës, qëndroni në ambient të hapur, me gjasë përdorni disa nga preparatet për largim të mushkonjave. Por, edhe pse janë goxha të mirë në largimin e gjakpirësve fluturues, preparatet e blera mund të jenë mjaft agresiv dhe të shkaktojnë irritim të lëkurës. Preparatet nga shtëpia gjithmonë janë zgjedhje më e mirë e edhe efikase.
Mushkonjat tërhiqen nga aroma të caktuara, persona që në vete kanë përqendrim të lartë të asteroideve ose kolesterolit, si dhe ata që prodhojnë më shumë acide urinare. Kafshimin e insekteve e përcjellin edhe të kruarat, e nganjëherë mund të jenë edhe bartës të sëmundjeve. Studimet tregojnë se vitamina B1, që është i tretshëm në ujë dhe që është i domosdoshëm për funksionimin e trupit, mund të jetë “mbrojtje” e mirë nga mushkonjat. E
hasim në lakrën jeshile, lakër, brokol, qepë, spinaq, borania, kungulleshka, patëllxhan të kaltër dhe fara të lulediellit, e nëse niveli i vitaminë B1 në trup është i lartë, mushkonjat e shmangin në masë të madhe. Ja edhe receta kundër mushkonjave. Ju nevojiten dy përbërës: uthull molle dhe majdanoz i freskët. Në enë shtoni një grusht majdanoz të copëtuar, 100 mililitra uthull molle dhe i bashkoni. Lini të qëndrojnë bashkë, e procedoni në pikatore dhe lagni trupin.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...