Koreja Veriore ka thënë sot se e ka lëshuar një urdhër për ekzekutimin e ish-presidentes së Koresë Jugore, Park Geun-hye, dhe shefin e saj të spiunazhit për shkak të një ploti për ta vrarë liderin e Veriut, Kim Jong un.
Agjencia zyrtare e lajmeve e Koresë Veriore, KCNA, ka shkruar se Park e kishte orkestruar plotin për ta ekzekutuar liderin suprem të Veriut në vitit 2015, transmeton Express.
“Koreja Veriore vendos dënim me vdekje për tradhtaren Park Geun-hye”, ka shkruar KCNA.
KCNA nuk ka treguar se kush e ka bërë këtë zbulim, por një gazetë japoneze ka raportuar këtë javë se Park e kishte aprovuar një plan në vitin 2015 për ta rrëzuar regjimin koreano-verior të liderit Kim Jong-un.
Ndërkohë, Park u rrëzua nga pushteti në muajin mars për shkak të një skandali të korrupsionit dhe momentalisht ndodhet në paraburgim derisa vazhdon gjykimi i saj.
Arrestohet shqiptarja në Londër, mori pjesë në protestat pro...
Supergol nga Granit Xhaka, vulos fitoren e Leverkusen
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të “BBVA”
Dhjetra të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë dhe Liban
Asociacioni “do të jetë” kusht edhe për BE, thotë Guerot
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...