Dhoma e Specializuar e Gjykatës Kushtetuese ka shpallur aktgjykim pozitiv për rregullat e rishkruara të Rregullores së Procedurës dhe Provave të Gjykatës Speciale.
Sipas këtij aktgjykimi, të cilin e ka bërë të ditur kryetarja Kryetarja e Dhomës së Specializuar të Gjykatës Kushtetuese, gjykatësja An Pauwr-Ford, rregullat e rishkruara të rregullores në fjalë janë në përputhje më Kushtetutën e Kosovës,.
Rregullat në fjalë, janë rishkruar pasi muaj më parë Kushtetuesja i shpalli në shpërpushje me Kapitullin e dytë të Kushtetues së Kosovës.
Shtatë ditë pas shpalljes së këtij aktgjykimi, Gjykata Speciale mund të fillojë aplikimin e tyre që nënkupton ngritjen e aktakuzave të para.
Ky është njoftimi i plotë i Gjykatës:
Aktvendim i Dhomës së Specializuar të Gjykatës Kushtetuese: Rregullat e Rishikuara në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, Sot, Kryetarja e Dhomës së Specializuar të Gjykatës Kushtetuese, gjykatësja An Pauwr-Ford, shqiptoi Aktvendimin e Gjykatës mbi Referimin e Rregullave të Rishikuara të Rregullores së Procedurës dhe të Provave (‘Rregullat e Rishikuara’). Gjykata vlerësoi njëzëri se Rregullat e Rishikuara janë në përputhje me Kapitullin II të Kushtetutës së Republikës së Kosovës (‘Kushtetuta’).
Më 26 prill 2017, Dhoma e Specializuar e Gjykatës Kushtetuese konstatoi se nëntë rregulla të Rregullores së Procedurës dhe të Provave ishin në mospërputhje me Kapitullin II të Kushtetutës së Kosovës dhe për një rregull tjetër nuk mund të nxirrte konstatim mbi përputhshmërinë.
Pas këtij vendimi, gjykatësit e tjerë të Dhomave të Specializuara të mbledhur në seancë plenare miratuan Rregullat e Rishikuara. Më 31 maj 2017, Rregullat e Rishikuara iu referuan Dhomës së Specializuar të Gjykatës Kushtetuese. Në përputhje me Ligjin për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar (‘Ligji’), tre gjykatësit kushtetues në përbërje të panelit të Gjykatës Kushtetuese kishin 30 ditë për shqyrtimin e Rregullave të Rishikuara.
Në Aktvendimin e sotëm, Dhoma e Specializuar e Gjykatës Kushtetuese deklaroi se Referimi ishte i pranueshëm. Ajo kujtoi se sipas Ligjit, Dhomat e Specializuara duhet të gjykojnë dhe funksionojnë në përputhje me Kushtetutën dhe me të drejtën ndërkombëtare për të drejtat e njeriut. Pas shqyrtimit të Rregullave të Rishikuara të miratuara nga Plenarja, Gjykata konstatoi se ato ishin në përputhje me Kapitullin II të Kushtetutës.
/arbresh.info/
Shpërthim në Prishtinë, lëndohet një person
Leëandowski arrin shifrën e 100 golave në Ligën e Kampionëve
Yll Limani përmbyll vitin me një koncert madhështor
Paraburgim ndaj tre të arrestuarve në Manastirin e Deçanit
Milan shënon fitoren e dytë radhazi në Ligën e Kampionëve
3 orë mosbindje civile, mbyllet protesta e opozitës në Shqip...