Kreu i AAK’së Ramush Haradinaj në vazhdën e takimeve të tij me ambasadorë të huaj, kësaj radhe ka takuar edhe atë të Italisë.
Me të, Haradinaj thotë se ka biseduar për procesin e zgjedhjeve dhe krijimin e institucioneve të reja.
“Sot prita në takim ambasadorin e Republikës së Italisë në Kosovë, Piero Cristoforo Sardi, me të cilin bisedova për procesin e zgjedhjeve dhe krijimin e institucioneve të reja të Kosovës pas përmbylljes zyrtare të procesit zgjedhor”, është shprehur Haradinaj.
Ai bën të ditur se biseduan edhe për bashkëpunimin ndërmjet Kosovës dhe Italisë, mundësive për thellimin e bashkëpunimit ekonomik si dhe për rolin dhe kontributin në vazhdimësi të Italisë në proceset integruese të Kosovës drejt Bashkimit Evropian dhe NATO-s/arbresh.info/
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...