Nëse jeni shtatzanë duhet të tregoni kujdes në lidhje me disa veprimtari të caktuara, duke përfshirë këtu edhe ato që kanë lidhje me pastrimin e shtëpisë. Në këtë moment nuk ka asgjë më të rëndësishme se shëndeti juaj dhe i fëmijës.
Cilat janë llojet e pastrimit që duhet të evitojmë apo tregojmë kujdes në shtatzani?
Pastrimi i përgjithshëm me detergjentë të caktuar. Pothuajse të gjithë detergjentët përmbajnë kimikate dhe substanca që mund të shkaktojnë alergji të rrezikshme. Në këtë moment duhet të përdorni produkte bimore ose të evitoni kontaktin e tyre me lëkurën tuaj. Ato mund të shkaktojnë edhe gjakderdhje tek ju.
Vendi ku qëndrojnë kafshët shtepiake. Këtë mund të bëjë dikush tjetër dhe në asnjë mënyrë ju. Mund të infektoheni nga një parazit i quajtur toksoplazma, dhe që është shumë i rrezikshëm për fetusin pasi mund të shkaktojë verbëri apo edhe mungesë të zhvillimit të gjymtyrëve.
Patrimi i banjos. Në momentin që pastrojmë banjon zakonisht përdorim produkte tepër të forta të cilat lëshojnë aromë apo tym që është tepër i dëmshëm për fëmijën. Nëse duhet patjetër ta bëni, përpiqnu të evitoni produktet e forta dhe gjatë pastrimit të mbani dyert dhe dritaret e hapura.
Kujdes me larjen e rrobave. Ju mund të jeni më tepër e ndjeshme ndaj aromave dhe lëkura mund të shfaqë alergji, nga ana tjetër ngritja e koshit të rrobave të lagura mund të dëmtojë fëmijën! Edhe hapja e rrobave për t’u tharë duke u zgjatur është një veprim që mund t’ju bëjë të humbi ekuilbrin apo të shkaktojë rritje të presionit të gjakut.
Mos ngrini pesha të rënda. E madje as të shtyni apo tërhiqni mobije të rënda gjatë pastrimit. Me rritjen e barkut këto veprimë mund të shkakojnë edhe dhimbje të ndryshme tek ju.
Mos vendosni perdet në dritare. Mundësia të bini është tepër e lartë pasi mund të humbisni më me lehtësi ekuilibrin tuaj.
Jo të gjitha gratë kanë mundësinë të evitojnë pastrimet e mësipërme, dhe nëse ju jeni një prej tyre përpiquni të veproni sa më me kujdes! pernenat.al
Dy të lënduar në aksidentin që ndodhi në pjesën e autostradë...
Policia del me njoftim për aksidentet e ndodhura për shkak t...
Gjykatësi shtyn për herë të tretë dënimin e Trumpit
Guri i LDK’së: Mundeni me na paditë, por drejtësisë nuk mund...
Mirlind Daku shkëlqen me dy gola në fitoren e Rubin Kazanit ...
Reshjet e dendura të shiut, Veliaj apel qytetarëve: Shmangni...