Ministri i Punëve të Brendshme Skënder Hyseni përmes një konferencë për media ka reaguar ndaj raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit për trafikim me qenie njerëzore për vitin 2016, ku ka radhitur Kosovën në pozitën e dytë.
Ai ka thënë se ka pranuar raportin me nëntë rekomandime për të cilat ai u zotua që do t’i shqyrtoj dhe do të ketë rezultate pozitive, shkruan arbresh.info.
“Trafikimi me qenie njerëzore që ndryshe njihet si skllavëri moderne është problem i vjetër sa edhe vetë njerëzimi. Sidoqoftë viteve të fundit ka marrë përmasa shqetësuese në botë po edhe në Kosovë”, ka thënë Hyseni.
Ai ka kërkuar që trafikuesit të marrin dënimet e merituara.
“Edhe pse departamenti i Shtetit vazhdon ta rëndit Kosovën në vendin e dytë sa i përket trafikimit në Kosovë njihen përpjekjet që i ka bërë ministria e Punëve të Brendshme dhe ndjekjes të rasteve të veçanta që ato të merren më seriozisht që trafikantët të marrin dënimin e merituar”
Ai ka falënderuar Shtetet e Bashkuara për mbështetjen në këtë drejtim.
“Dua të falënderoj partnerët tanë sidomos ShBA-në për përkrahjen që na kanë dhënë. Vitin e kaluar, korrik- gusht kemi organizuar fushata dhe tryeza vetëdijes ese me qëllim që ta bëjmë shoqërinë pjesë të përpjekjes së qeverisë për ta luftuar trafikimin. Në raport janë të nënvizuara nëntë rekomandime dhe unë dua të shpreh pajtimin tim të plotë për secilin dhe zotimin e ministrisë që të bëhet punë e duhet që këto trajtime të bëhen dhe tu jepet përgjigja pozitive.”
Hyseni ka folur konkretisht për lypsarët duke thënë se numër i madh i tyre vijnë nga vendet fqinjë.
Departamenti i Shtetit amerikan ka radhitur Kosovën në vendin e dytë për trafikimin me qeniet njerëzore./Arbresh.info.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...