Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka uruar kryetarin e Partisë Socialiste të Shqipërisë, Edi Rama për fitoren në zgjedhjet e 25 qershorit.
Thaçi, përmes një postimi në Facebook ka thënë se mbarëvajtja e zgjedhjeve në Shqipëri ishte një fitore për Shqipërinë dhe qytetarët e saj, shkruan arbresh.info.
Lexoni të plotë postimin e tij:
Sot urova Kryetarin e Partisë Socialiste të Shqipërisë dhe mikun tim, Edi Ramën, për fitoren në zgjedhjet e 25 qershorit.
Përtej garës partiake, mbarëvajtja e zgjedhjeve të lira dhe demokratike ishte një fitore për Shqipërinë dhe qytetarët e saj.
Prandaj, uroj të gjitha institucionet shtetërore të Shqipërisë për suksesin e arritur dhe jam i sigurt se bashkëpunimi vëllazëror dhe institucional me Shqipërinë do të intensifikohet edhe më shumë. HTH./Arbresh.info.
Del video ku Edi dhe Driloni kanë ofenduar Sarën
Kosova mundet nga Irlanda
Rama thotë se ka filluar instalimi i ashensorëve në banesa k...
Gjuajtja me vezë – Xheneta akuzon Xuxin se e ka planifikuar ...
Abdixhiku: Sonte, Malisheva i dha zë ‘Turneut të Ndryshimit’
Vdekja e 25-vjeçarit në Prizren, Haradinaj bën thirrje për r...