Google ADS

Gjyqi ndaj Martin Shkrelit, askush nuk dëshiron të bëhet juri

10:06 | 28 Qershor 2017
Arbresh.info

Përzgjedhja e jurisë në gjyqin e New Yorkut për ish-drejtorin e kompanisë së barërave, Martin Shkreli do të hyjë sot në ditën e tij të tretë, pasi disa juristë potencialë thanë se nuk mund të ishin të ndershëm ndaj një njeriu që fitoi famë duke ngritur çmimin e barnave shpëtuese me më shumë se 5.000 për qind.

Prokurorët e ShBA-së kanë akuzuar Shkrelin se ka gënjyer investitorët për fondin e mbrojtjes ku janë hedhur miliona dollarë pasuri nga kompania biofarmaceutike “Retrophin Inc”, transmeton arbresh.info.

Shkreli ka mohuar akuzat që janë bërë ndaj tij.

Vështirësia për të gjetur një juri u bë e dukshme të hënën, me juristët potencialë që e përshkruan ndryshe Shkrelin si “të lig” dhe një “gjarpër”.

Juritë përmendën si një vështirësi gjatësinë e gjykimit, që pritet të zgjasë deri në gjashtë javë./Arbresh.info.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme