Google ADS

Sulmohet me helikopter Gjykata e Lartë në Venezuelë

08:10 | 28 Qershor 2017
Arbresh.info

Gjykata e Lartë e Venezuelës është sulmuar nga granatat të lëshuara nga një helikopter në atë që presidenti Nicolás Maduro e quajti një “sulm terrorist”.

Filmimet në mediat sociale tregojnë një helikopter policie që rrethon qytetin para se të dëgjoheshin të shtënat.

Zyrtari i policisë tha se kishte pilotuar avionin e vjedhur  ku përmes një deklarate denoncoi qeverinë si ‘ kriminale’. Vendndodhja e tij nuk dihet.

Sulmi vjen pas protestave masive kundër krizës politike dhe ekonomike.

Gjykata e Lartë është kritikuar rregullisht nga opozita venezueliane për vendimet e saj, të cilat mbështesin Maduron të të qëndrojë në pushtet.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme