Google ADS

Lajmet kryesore të ditës nga sporti vendor dhe ai ndërkombëtar

08:11 | 28 Qershor 2017
Arbresh.info

– Trepça ’89 është mposhtur nga Vikingur me rezultat 2-1 në ndeshjen e parë kualifikuese për në Ligën e Kampionëve.

– Golin historik për Trepça ’89 në Ligën e Kampionëve e shënoi Fiton Hajdari në minutën e 39-të.

– Ndeshjen e Europa Ligës që Prishtina e zhvillon në Suedi kundër Norrkoping do të transmetohet në televizionin publik, RTK.

– Barcelona nuk do të presë më shumë se 10 ditë për një përgjigje nga Hector Bellerin.

– Spanja e ka mposhtur Italinë me rezultat 3-1 në gjysmëfinalen e Kampionatit Evropian U21 që po mbahet në Poloni.

– Ish mesfushori i Chelseas, Frank Lampard është në bisedime për të marrë drejtimin e skuadrës nga Liga e parë angleze, Oxford United.

– Anel Rashkaj mund t’i bashkohet Prishtinës gjatë këtij afati kalimtar, shkruan indeksonline. Presidenti i klubit, Remzi Ejupi e ka pohuar interesimin për ish-kapitenin e Kosovës duke thënë se së shpejti mund t’i bashkohet.

– Salvatore Sirigu do të jetë portier i Torinos nga sezoni i ardhshëm. Portieri italian ka nënshkruar kontratë që e lidh atë më klubin torinez.

– Facebook ka arritur marrëveshjen më të madhe me një kompani sportive ndonjëherë.Rrjeti social më i përdorur në botë do t’i transmetoj drejtpërdrejtë ndeshjet e Ligës së Kampionëve.

– Sot 20 vite më parë ka ndodhur ndeshja më e famshme në histori të boksit, shkruan indeksonline. Njëra nga meçet e boksit më interesante, ndërmjet Tyson dhe Holyfield do të mbahet mend për një incident që ka ndodhur. Ish-kampioni i Botës, Mike Tyson i kishte kafshuar veshin kundërshtarit të tij.

– Skuadra e Romës e ka konfirmuar transferimin e radhës. Bëhet fjalë për lojtarin holandez, Rick Karsdorp.

– Sulmuesi i Arsenalit, Olivier Giroud do të qëndroj edhe për disa vite në Arsenal. Përkundër disa ofertave nga Franca e Anglia, Giroud do të vazhdoj të luaj për “Topçinjtë”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme