Hulumtimi i shkencëtarëve amerikanë ka zbuluar lidhjen mes punës së natës dhe rrezikut për 49 për qind më të madh nga sëmurja prej kancerit të vezoreve.
Rezultatet e mbledhura prej rreth 3 mijë të të studiuarve, i ka publikuar revista “Occupational and Environmental Medicine”.
Lidhja mes punës së natës dhe kancerit të vezoreve ka qenë më e theksuara te femrat më të moshuara se 50 vjet.
Hulumtuesit besojnë se si rezultatet e tyre është e mundur që të sqarohen me ndryshimet në praninë e hormonit të gjumit, melatoninës, te femrat që punojnë natën.
Kjo mund të ndikojë në efektin e hormonit të estrogjenit dhe paraqitjen e dëmtimit të ADN-së, sqarojnë shkencëtarët.
Disa studime të mëhershme tashmë kanë lidhur punën në ndërrime të natës me mundësitë më të mëdha nga sëmurja prej kancerit të gjirit.
“Gjest i shëmtuar”, Vedat Muriqi kërkon falje publike pasi u...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 500 gjoba gjatë 24 orëve të fu...
Lukaj: Kosova s`ka nevojë për asociacione, Kushtetuta jep sh...
Plagosja në Vranjevc – arrestohet një person, i konfis...
Gjendet pa shenja jete një person në Shtërpcë
“Economic Times”: Shqipëria mes vendeve ideale evropiane për...