Trepça’89 debuton me humbje në Ligë të Kampionëve

21:50 | 27 Qershor 2017
Arbresh Info

Trepça 89′ është mposhtur në ndeshjen e parë në kuadër të raundit të parë në kualifikimet për Ligën e Kampionëve.

Kampioni i Kosovës është mposhtur me rezultat 2 me 1 në ndeshjen e zhvilluar ndaj Vikingurit të Ishujve Faroe si mysafirë në stadiumin Torsvollur mbrëmjen e së martës, shkruan portali arbresh.info.

Ishullorët kaluan në epërsi për 1 me 0 në minutën e 17′ të takimit përmes mbrojtësit Gunnar Vatnhamar. Por, minatorët u rikthyen në lojë përmes një supergoli vetëm gjashtë minuta pa përfunduar koha e rregullt e ndeshjes.

Sulmuesi Fiton Hajdari realizoi një gol të bukur nga distanca në minutën e 39′ pas asistimit nga Maloku.

Sidoqoftë, Viknguri riktheu epërsinë ndaj Trepçës 89′ në minutën e 37′ përmes sulmuesit qendror Lawal që realizoi pas asistimit nga Vatnhamar.

Ndeshja kthyese zhvillohet javën e ardhshme në stadiumin e Mitrovicës “Adem Jashari” më 4 korrik./arbresh.info

https://twitter.com/AstritZatriqi/status/879783870907924480

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme