Satanizmi është një kult që ka si bazë adhurimin e Djallit apo të ndonjë fuqie negative të mbinatyrshme. Për satanistët jeta duhet jetuar duke i shërbyer Djallit. Ky term u has për herë të parë në librin “A confutation of a Book” (nga peshkopi Jeëel) që më pas do të njihej me titullin “An apologie of the Church of England (Apologjia e kishës angleze”) shkruar nga Thomas Harding (1565): Fjalia ku kjo fjalë shfaqet është si në vazhdim: “Koha kur Luteri përhapi nëpër Gjermani fjalën e tij të helmuar me herezi, blasfemi dhe Satanizëm”. Në fjalinë e mësipërme, fjala satanizëm i referohet mësimeve të Luterit megjithëse ky i fundit me siguri nuk do ta pranonte kurrë të adhuronte Djallin apo frymëzohej prej tij.
Lëvizjet Satanike
Sipas disa sociologëve, satanizmi nuk mund të konsiderohet si fe sepse në thelbin e tij qëndron fakti i të qenurit kundër kristianizmit. Përjekjet për ta bërë satanizmin fe nuk kanë rezultuar kurrë të sukseshme. Satanizmi ekziston si “kundërshtar i kristianizmit” pra rrjedhimisht në funksion të tij. Në fakt cështja nuk është dhe aq e thjeshtë pasi si satanistë etiketohen edhe lëvizje të tjera shumë heterogjene: Satanizmi “rebel”, që kundërshton këndvështrimin kristian në mënyrën e të jetuarit. Shumë praktikues të këtij besimi shpesh bëjnë pjesë në kronikën e zezë pasi dallohen për veprat e tyre që bien ndesh me shoqërinë. Satanizmi “fetar”, që bazohet në besimin e ekzistencës së Djallit. Organizata më e njohur që I përket kësaj ndarje quhet “Tempulli i Set” (“Temple of Seth”) dhe është themluar nga Michael Aquino dhe disa anëtarë të tjerë të Kishës së Djallit. Satanizmi “filozofik” ose “modern” që bazohet në adhurimin e Satana-it apo djajve të tjerë. E vecanta e tyre është se të gjithë e konsiderojnë veten profetë. Ata organizojnë shpesh rituale dhe mesha të zeza ku përfshihet dhe magjia. Megjithëse cilesohen si satanistë të bindur ata nuk shfaqen publikisht për shkak të paragjykimeve. Satanizmi “tradicional”, duke parë këtë besim si të vetmen mënyre për zhvillimin individual dhe atë të shoqërisë nëpërmjet vetëshkatërrimit të saj. Organizata më e njohur që i përket kësaj kategorie është “Urdhri i 9 ëngjëjve” (Order of Nine Angels). “Kultistët”, anëtarë të një komuniteti që adhurojnë djallin nëpërmjet sakrifikimit të qënieve njerëzore. Megjithëse disa individe janë dënuar për këto krime, ka dyshime mbi disa njerëz të cilët mendohen se i përkasin kësaj organizate shumë të fshehtë. Në vendet perëndimore ekzistojnë sekte tepër të fshehta që praktikojnë në mënyrën e tyre adhurimin ndaj djallit. Në Sh.B.A, lëvizjet sataniste kanë mundësuar që ti njihet statusi fetar dhe të kenë priftërinjtë e tyre në ushtri për rastet kur mund të humbin jetën gjatë sherbimit ushtarak. Suksesi për këtë arritje vjen nga fakti se gjate protestave me levizjet sataniste u bashkuan dhe lëvizjet homoseksuale. Motoja e përdorur gjatë protestave të tyre ishte “Bej c’të duash: ky është ligji”.
Për shumë sekte, gjarpri simbolizon dijen (ashtu sic ndodh për Satana-in, që kur prezantohet si Lucifer, përfaqëson “sjelljen e dritës”). Disa dijetarë të kësaj fushe mendojnë se Bibla, të cilën ata e quajnë ndryshe Demiurg, në të vërtetë është Djalli. Në numerologjinë biblike numri gjashtë përfaqëson njeriun. Mendohet se 666(nr djallëzor) është krijuar për ti gjetur dicka të kundërt numrit hyjnor 777. Me 666 janë etiketuar dhe disa nga diktatorët më të mëdhenj të shekullit të kaluar si: Stalin, Franko, Hitler, Kastro dhe Benito, ndoshta është rastësi por të gjithë këta emra janë me 6 shkronja… Ndoshta është një element që na bën të mendojmë se njëri prej tyre duhej të shkaktonte apokalipsin që duhet të ndodhte në fund të shekullit të kaluar.
Parimet
Ne qender te Satanizmit qendojne 9 Parimet Satanike te shkeputura nga Bibla Satanike e shkruar ne 1969 nga A. S. LaVey:
– Satani simbolizon permbushje te deshirave ne vend te shtypjes se tyre !
– Satani simbolizon ekzistence vitale, ne vend te iluzioneve te kota spirituale !
– Satani simbolizon dituri te pakufijshme ne vend te vetemohimit hipokrit!
– Satani simbolizon miresi ndaj atyre qe e meritojne, ne vend te dashurise te shpenzuar kot me njerez te padenje !
– Satani simbolizon hakmarrje ne vend te kthimit te faqes tjeter!
– Satani simbilizon pergjegjesi per veprimet tona ne vend te preokupimit per vampirat psiqike !
– Satani paraqet njeriun si një kafshe tjeter, disa here me te mire por me shpesh me te keq se ato qe ecin me kater kembe, i cili per shkak te “zhvillimit te tij shpirteror dhe intelektual” eshte shnderruar ne kafshen me me te meta nga te gjitha !
– Satani simbolizon te gjitha te ashtu-quajturat mekate, pasi ato cojne ne zhvillimin fizik, mental dhe emocional !
Stabiliteti në rajon, temë diskutimi mes homologëve Konjufca...
Nis ndërtimi i Parkut Urban në Spitallë, Rama prezanton proj...
“S’na kanë arrestuar akoma”, gazetarët Artan Hoxha dhe Elton...
Ylli ndërprenë bashkëpunimin me tre lojtarë
Policia e Kosovës, EULEX-i dhe KFOR-i realizuan stërvitje të...
Mbahet takimi i 257-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës, m...