Google ADS

Në Dubravë i burgosuri qepë gojën dhe hyn në grevë urie (FOTO)

19:45 | 27 Qershor 2017
Arbresh.info

I burgosuri me inicialet Sh.H. në burgun e Dubravës e ka qepur gojën e vetë.

Këtë vePrim e bëri pasi i ishte refuzuar pushimi në shtëpi për fundjavë.

Kërkesa e tij ishte refuzuar edhe për gjashtë muaj të tjerë në janar të këtij viti nga Qendra Korrektuese e Dubravës e udhëhequr nga Zyrafete Imeraj.

Refuzimin e kërkesës ky i dënuar me 20 vjet burgim për vrasje e kishte përjetuar rëndë.

“Unë që sot kam vendosur ta qepi gojën derisa të vdesë në grevë urie. Për këtë kam lajmëruar avokatin tim, familjen time si dhe të gjitha organet për të drejtat e njeriut. Kërkoj që të më lejohen privilegjet sikurse të gjithë të burgosurve të tjerë, s’do të lejoj që të më shkelen të drejtat e mia që më takojnë me ligj. Peshën e kësaj përgjegjësie do ta bartni ju. Unë ju betohem që ose do ta marrë të drejtën për fundjavë ose do të vdesë me gojë të qepur”, thuhet në letrën e tij, raporton KTV.

Pas kësaj ka reaguar shërbimi spitalor i qendrës korrektuese duke i ofruar shërbim mjekësorë.

Në Shërbimin Korrektues të Kosovës e pranojnë se i burgosuri e ka bërë këtë veprim, pasi të njëjtit për shkak të sigurisë nuk iu lejua leja për pushim.

Por si arriti ky i burgosur të siguroj gjilpërë dhe penj.

Këshilli për Te drejtat dhe Liritë e Njeriut konsideron se me ligjin për sanksionet penale u zvogëlohen të drejtat e burgosurve për pushim.

I burgosuri SH.H. në burgun e Dubravës është i dënuar me 20 vjet burg, ndërsa 10 vjet të këtij dënimi tashmë i ka vuajtur.

capture_1498585300-4437821

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme