Hulumtuesit kanë zbuluar disa lëshime serioze të pa publikuara në platformën e gjigantit Apple, iOS dhe sistemin operativ OS X që në rast se ekspozohen mund t’i lejojnë hakerët të vjedhin fjalëkalimet nga aplikacionet e instaluara si iCloud, Mail, Google Chrome.
“Aplikacionet tona keqdashëse kaluan me sukses procesin e verifikimit nga Apple dhe u publikuan në dyqanet në iOS”, ka thënë hulumtuesi Luyi Xing, transmeton abresh.info. “Ne me sukses kemi arritur të marrim informacione kredenciale nga aplikacione të ndryshe nga Apple si Evernote, Facebook dhe shumë aplikacione të tjera të profilit të lartë”.
Ajo që është më interesante tek ky lëshim është Apple, e cila është paralajmëruar në muajin tetor të vitit të kaluar për këtë lëshim, por gjiganti ka thënë se duhen të paktën gjashtë muaj për të rregulluar këtë të metë. Megjithatë, hulumtuesit nuk kanë marrë ende ndonjë përditësim nga Apple që nga atëherë, duke pretenduar se këto të meta janë ende prezente në sistemin operativ të komanisë./arbresh.info
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?