“Cristiano Ronaldo duhet të rikthehet në Premierë Ligë”

17:38 | 27 Qershor 2017
Arbresh Info

Cristiano Ronaldo duhet të rikthehet në Premierë Ligë nëse largohet nga Real Madridi këtë verë, kështu beson bashkëlojtari i tij në Portugali, Raul Meireles.

Ronaldo raportohet se ka menduar për të ardhmen e tij në Bernabeu pas akuzave për mashtrim tatimor nga autoritetet spanjolle në fillim të këtij muaji, transmeton portali arbresh.info. Manchester United vazhdon të kujdeset rreth një transferimi të mundshëm të ish lojtarit të tyre derisa Jose Mourinho është i fokusuar në listën e tij origjinale të shënjestrave për transferim.

Por, Meireles beson që nëse Ronaldo largohet nga Real Madridi për transferim në Angli, United duhet të jetë klubi që duhet ta mendoj për transferim.

“Po sigurisht [ai mund të rikthehet në Premierë Ligë]”, the Meireles, i cili ka luajtur në Angli te Liverpooli dhe Chelsea. “Ai ishte shumë i suksesshëm në Premierë Ligë, prandaj mendoj që nëse nuk dëshiron të qëndroj në Real Madrid ose dëshiron të largohet, atëherë Premierë Liga është vendi i duhur për të”

“Ai ka luajtur në Manchester United, kështu që ai mund të transferohet aty, por mendoj se edhe në çdo skuadër tjetër. Chelsea? Nuk e di, mendoj që ai mund të luaj te çdo skuadër në Premierë Ligë”./arbresh.info

Të ngjashme