Edhe pse ndihemi të lumtur kur nga dritarja e shtëpisë së ngrohtë e shikojmë borën duke rënë, duhet të jemi të vetëdijshëm se kujdesi ndaj lëkurës, në këto ditë të ftohta, është dukshëm më ndryshe, për shkak të radiatorëve.
– Buzët e plasaritura: Për shkak të ngrohjes së ambientit në dimër, buzët plasariten më lehtë, pasi ajri në dhomë është më i thatë, kurse buzët kanë mungesë të gjëndrave të veta. Prandaj, nuk është e këshillueshme që të lëpini buzët kur mendoni që ju janë tharë sepse ashtu edhe më lehtë plasariten. Prandaj bleni pilling të butë për të hequr qelizat e vdekura të lëkurës në buzë.
– Ngrohja e duarve në radiatorë: Sa më shumë që ju duket joshëse për të ngrohur duart tuaja në një radiator të nxehtë, ajo nuk është e mirë për lëkurën. Për shkak të ngrohjes që ndodh, rritet rrjedhja e gjakut në venat e duarve, apo ato mund të pëlcasin duke shkaktuar një ënjtje të pakëndshme. Lëkura në duar është përgjithësisht më e hollë se në pjesët tjera të trupit dhe akoma më e ekspozuar. Me ngrohjen e duarve në radiatorë, lëkura më lehtë do të thahet dhe më lehtë do të dëmtohet në mënyra të ndryshme. Rekomandohen produktet për duart që përmbajnë glicerinë sepse lëkura do të bëhet më e butë./Arbresh.info/
Parashqevi Simaku dërgon mesazh të paharrueshëm nga New York...
Parashikimi i motit në Shqipëri, si do variojnë temperaturat...
Australi, lëshohen urdhra të evakuimit në shtetin Victoria p...
Aksident i rëndë në magjistralen Prishtinë – Ferizaj
Xheneta, Gjestit: Kam thyer premtimin më të madh të familjes...
Juria profesionale zgjedh 15 këngët finaliste të Fest 63