Google ADS

Hoxhaj përgëzoi Ditmir Bushatin për zgjedhjet e 25 qershorit

16:23 | 27 Qershor 2017
Arbresh.info

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj ka përgëzuar Shqipërinë për organizimin e zgjedhjeve parlamentare të lira dhe demokratike më 25 qershor, njofton MPJ.

Në një bisedë telefonike me homologun e tij nga Shqipëria, Ditmir Bushatin, Hoxhaj e ka uruar për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor në Shqipëri dhe përmbushjen e standardeve evropiane për organizim të demokratik të zgjedhjeve, thuhet në kumtesë.

Tutje, bëhet e ditur se, Hoxhaj ka theksuar se Kosova mirëpret rezultatin e dalë nga zgjedhjet dhe zotohet të punojë edhe më shumë për afrim edhe më të madh të Kosovës dhe Shqipërisë.

“Kosova mirëpret rezultatin e dalë me votën demokratike të qytetarëve dhe do të punojë edhe më shumë për thellim të bashkëpunimit dhe projekte konkrete ndërshtetërore në mënyrë që të kontribuojë në hapjen e rrugëve të reja për afrimin edhe më të madh të shoqërive të dy vendeve tona”, ka thënë Hoxhaj.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme