Mbyllet numërimi në Elbasan, çfarë ndodhi me mandatin e tretë të PDIU-së

16:14 | 27 Qershor 2017
Arbresh.info

Pak minuta më parë ka përfunduar numërimi i votave në Elbasan, qark në të cilin Partia Socialiste nxorri 7 mandate, kundrejt 3 mandateve të demokratëve, dy të PDIU-së dhe 2 të LSI-së.

Deri në fund të numërimit ka qenë një garë e fortë mes marrjes së mandatit të tretë të PDIU-së dhe ruajtjes së mandatit të shtatë të socialistët, të cilën e kanë fituar këta të fundit.

Duhet theksuar se PDIU ishte shumë pranë mandatit të tretë, ndërsa arriti të merrte rreth 30 mijë vota në të gjitha qarkun. /albeu.com

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme