Mitsotakis: Shkupi nuk do të hyjë në NATO me referencën e përkohshme

15:32 | 27 Qershor 2017
L G

Lideri i partisë më të madhe opozitare greke Demokracia e Re, Kiryakos Mitsotakis, deklaroi se Greqia nuk do të lejojë që Maqedonia të hyjë në NATO pa zgjidhjen paraprake të emrit.

Internet portali grek “Politiko”, për të cilin Mitsotakis ka dhënë intervistë, komenton se “Qeveria e re në Shkup bën përpjekje për afrimin drejt Athinës me shpresë se Greqia do ta tërheq bllokadën dhjetëvjeçare për hyrje të Shkupit në NATO”.

“Kjo nuk do të ndodh”, theksoi Mitsotakis.

Megjithatë, ai shpreh optimizëm se “kryeministri Zaev do të jetë konstruktiv”./MIA/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme