Google ADS

Daçiq: Nga frika, Kosova as nuk aplikoi për anëtarësim në UNESCO

15:40 | 27 Qershor 2017
Arbresh.info

Ushtruesi i detyrës së kryeministrit të Serbisë, njëherit ministër i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiq ka deklaruar se Serbia nuk rri duarkryq në lidhje me pranimin e mundshëm të Kosovës në UNESCO.

Ai ka shtuar se Kosova as që e ka paraqitur kërkesën për anëtarësim në këtë organizatë pasiqë sipas tij, ka frikë se përsëri do të refuzohet.

Daçiq këto komente i bëri gjatë një konference për shtyp pas një takimi me kreun e diplomacisë belge, Didier Reynders, raportojnë mediat serbe, transmeton Klan Kosova

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme